Obiliq, 11 prill 2026 14:14
Kryetari i Komunës së Obiliq, Halil Thaçi, ka njoftuar se për herë të parë të gjitha fshatrat e kësaj komune janë përfshirë në sistemin e transportit publik, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të qasjes për qytetarët.
Sipas tij, ky zhvillim siguron lidhjen e çdo zone me qendrën urbane, duke i dhënë fund mungesës së transportit në disa lokalitete që deri më tani nuk kishin pasur këtë shërbim.
“Për herë të parë, kemi përfshirë të gjitha fshatrat në transportin publik”, ka deklaruar Thaçi, duke e cilësuar këtë si një premtim të mbajtur ndaj qytetarëve.
Ai ka theksuar se tashmë edhe zonat që më parë kanë qenë të izoluara nga transporti publik do të kenë mundësi të lidhen drejtpërdrejt me qytetin, duke lehtësuar lëvizjen e përditshme të banorëve.
Për funksionimin e këtij sistemi, kryetari bëri të ditur se linjat e transportit do të mbështeten përmes subvencionimit për kilometër, me qëllim që operatorët të ofrojnë shërbim më të rregullt dhe cilësor për qytetarët.
Sipas tij, kjo qasje synon të garantojë që transporti publik të jetë në funksion të të gjithë banorëve, pa përjashtim, duke përmirësuar kështu mobilitetin dhe jetën e përditshme në komunë.

Lista Serbe shtyn formimin e një komiteti për komunitetet pakicë
Ferati-Doli kritikon punën e Kuvendit të Mitrovicës së Veriut: Vetëm tetë mbledhje të rregullta brenda vitit
Vite të tëra pa zgjidhje për qentë endacakë, specialisti i kimisë toksikologjike me kritika për institucionet lokale
Helmimi i qenve në veri të Mitrovicës, dukuri që po përsëritet ndër vite
Gjykata ndalon Komunën e Mitrovicës së Veriut të vazhdojë ndërtimin e amfiteatrit, pranon kërkesën e “Trepçës”
Lista Serbe politizon mbishkrimin “E dua Mitrovicën”, kërkon largimin e tij
Krerët e shteteve të Kosovës dhe Shqipërisë në Vlorë, shënojnë 114-vjetorin e Pavarësisë
Kurti: Pavarësia e Shqipërisë nuk u dhurua, u arrit me përpjekje brezash
Dëshmitë e vitit 1990: Nxënësit shqiptarë u helmuan, Serbia fliste për “histeri kolektive”
Picula: Serbia vazhdon me narrativën e viteve ’90