Përditësim:
Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës.
“Hetim i vdekjes
Skenderaj, 7 prill 2026
Sot, rreth orës 10:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Llaushe të Skenderajt, nga familjarët është gjetur pa shenja jete vimtima i gjinisë mashkullore, rreth 39 vjeçar.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes” dhe hetimet janë duke vazhduar”.
______________________________
Skenderaj 07.04.2026 12:07
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku një person ka humbur jetën nga zjarri.
Burime jozyrtare bëjnë të ditur se viktima J.B është i lindur në vitin 1982, ndërsa rrethanat e plota të rastit ende nuk janë sqaruar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë dhe mjekët e spitalit të Skenderajt, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit pritet të vazhdojnë.
Veritas ka kontaktuar Policinë e Kosovës, mirëpo deri më tani policia nuk e ka konfirmuar rastin.

Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi
Qeveria e Kosovës: Shfaqja e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së dëshmi e lidhjeve me Serbinë
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave
Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Radoiçiq, pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc