Prishtinë 07 Prill 2026. 11:53
Një zjarr ka përfshirë në orët e hershme të mëngjesit fabrikën e stiroporit në fshatin Mushnikovë të Prizrenit, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme që arrijnë mbi 400 mijë euro, sipas pronarit të objektit.
Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Shaqir Bytyqi, ka thënë për KOHËN se një punëtor është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për shqetësime në frymëmarrje si pasojë e tymit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
“Një punonjës i fabrikës është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, pasi kishte probleme me frymëmarrjen si pasojë e tymit, por sipas mjekut kujdestar nuk ka pësuar lëndime të dukshme”, ka thënë ai.
Sipas informatave të grumbulluara nga pronari dhe dëshmitarët, Bytyqi ka thënë se zjarri dyshohet të mund të jetë shkaktuar nga një makineri e përdorur për thithjen e pluhurit brenda fabrikës.
Njoftimi është marrë rreth orës 03:00 dhe patrulla së bashku me njësitë e zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë, duke lokalizuar dhe shuar zjarrit brenda një kohe të shkurtër.
Rasti është iniciuar si “incident zjarri”, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Vritet një person në Gjilan
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës
Lista Serbe merret me fushatën zgjedhore në serbi, ndërsa projektet kapitale në veri presin
Vuçiq dhe Radoiçiq në të njëjtën skenë politike, fotografia e lidhjeve mes pushtetit dhe krimit