Prishtinë 06 Prill 2026 11:21
Studentët e Universitetit të Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore, do të protestojnë të hënën në Shkup.
Studentët janë ankuar se po përballen me padrejtësi të vazhdueshme, pasi nuk u mundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pse kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Ata u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve, institucioneve dhe akterëve shoqërorë që të mbështesin protestën paqësore të tyre.
Kjo çështje ka tërhequr vëmendje të shtuar së fundmi, pasi 385 studentë shqiptarë nga tre universitetet përkatëse kanë firmosur një peticion, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me të drejtat e tyre ligjore. /Alsat
Spiropali mbështet protestën e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe: E drejtë themelore, jo kompromis
11 min. më parë / 6 pri 2026 11:10
Elisa Spiropali
Ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka mbështetur studentët shqiptarë që po protestojnë në mbrojtje të gjuhës shqipe të hënën në Shkup, duke e cilësuar si sinjal të qartë se zbatimi i të drejtave themelore kërkon më shumë vëmendje dhe reflektim institucional.
Spiropali në një postim në Facebook ka theksuar se protesta nuk është thjesht alarm, por është tregues se “diçka thelbësore nuk po funksionon siç duhet”.
“Gjuha shqipe nuk është çështje diskutimi, kompromisi apo temë për interpretim të paqartë institucional. Është një e drejtë themelore”, u shpreh Spiropali, duke shtuar se të drejtat nuk duhet të mbeten vetëm në letër, por të jetohen në përditshmëri.
Ajo e cilësoi protestën e studentëve si thirrje për forcimin e standardeve dhe garantimin e barazisë, duke theksuar se një shtet që respekton gjuhën, ndërton besim dhe stabilitet për qytetarët e tij.
“Mbështetje për studentët që po mbrojnë jo vetëm gjuhën, por edhe dinjitetin e parimet mbi të cilat duhet të funksionojë një shoqëri e drejtë. Kjo nuk është vetëm çështje e shqiptarëve. Kjo është një provë e rëndësishme për të gjithë, për mënyrën se si funksionon shteti në praktikë, jo vetëm në parim”, ka shkruar Spiropali në Facebook.
Të hënën është organizuar protestë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut nga ora 12:30. Studentët shqiptarë protestojnë për gjuhën shqipe.

Vazhdojnë përpjekjet e Vuçiqit për sabotim institucional të Kosovës përmes Listës Serbe
Kosova sot mirëpret kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramany
Nikola Krstiq: Në Serbi po i vie fundi sistemit të ndërtuar mbi grabitje dhe krime lufte
Shaip Kamberi për gazetën gjermane: “Demokratizimi i Serbisë nuk mund të bazohet në riprodhimin e modeleve të vjetra nacionaliste”
Delegacion i Kongresit amerikan viziton Luginën e Preshevës, Bajraktari: Mesazh i fuqishëm për shqiptarët
Shqipëria do të hapë zyrtarisht fazën përfundimtare të negociatave me BE
Dita kur gjykata konfirmoi padinë kundër Slobodan Milosheviqit
Kurti viziton Tërnavën për Bajram: Sakrifica na ka sjellë liri dhe prosperitet
Festa e Kurban Bajramit, besimtarët bëjnë thirrje për solidaritet dhe afërsi familjare
Aksidenti ndërmjet kamionetës së FSK-së dhe automjetit: Vdes një nga të lënduarit