Prishtinë 03 Prill 2026
Të gjithë ata që mbrëmjen e 1 prillit shkuan ta shohin live ndeshjen e basketbollit në NBA ndërmjet Chicago Bulls dhe Indiana Pacers patën një mundësi të rrallë, që të njihen me një pjesë të kulturës dhe trashëgimisë shqiptare.
Kjo për faktin se në sallën United Center të qytetit të madh amerikan, u prezantua Nata e Trashëgimisë Shqiptare, organizuar nga Komuniteti Shqiptaro Amerikan ne shtetin Illinois.
“Në United Center shënuam një moment të parë për komunitetin tonë. Së bashku sollëm kulturën Shqiptare në një nga skenat më të mëdha në Chicago – me përfaqësim nga të gjitha trevat tona”, thuhet në një postim të këtij komuniteti, në Facebook. “Faleminderit të gjithëve që erdhën dhe na mbështetën. Nëse duam më shumë momente si kjo, duhet të vazhdojmë të organizohemi dhe të rritemi bashkë”.
Kjo është hera e parë në krejt historinë e NBA që një ngjarje e këtillë kulturore me muzikë e valle shqiptare zë vend me rastin e një ndeshje.Ishte fort mirë, 650 + shqipe”, ka thënë Fatos Brahimi, anëtar i Bordit të Komunitetit Shqiptaro Amerikan në Illinois për KosovaPress. ‘Sefte ne histori fëmijët tanë vallëzuan me xhamadani vija – vija midis Bullsave. Zemra mal”.
Performancat në United Center u dhanë nga grupet “Arbëria Chicago”, “Shqiponjat e Chikacos”, “Ensemble” dhe Shkolla Shqipe “Kongresi i Manastirit”.
Drejtor kreativ dhe koreograf i këtij eventi kulturor shqiptar ishte Altin Naska.
Ngjarjet e këtilla nuk janë të rralla në ndeshjet e EN-Bi-Ej-së, që kanë shikueshmëri jashtëzakonisht të madhe.
Por, asnjëherë deri më tashti, në historinë gati 80 vjeçare të ligës më të fortë të basketbollit në botë, nuk pati një kësi organizimi që u bë nga shqiptarët.

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me nëntë ndeshje, vëmendja te Arsenal – Dortmund dhe City – Napoli
Ballkani mposht Gjilanin me përmbysje
Kosova pëson humbje të rëndë 3-0 nga Irlanda, mbetet në Ligën B të Kombeve
Kosova në disavantazh ndaj Irlandës, Dardanët mbesin me një lojtar më pak
Kosova sonte përballë Irlandës, një barazim mjafton për kualifikim
Foda: Kosova synon fitoren përmes kundërsulmeve
Sveçla: Është avancuar sovraniteti në veri, Shala vlerëson rolin e Policisë dhe Agjencisë Kosovare të Intelegjencës
Protestë në Prishtinë kundër vrasjes së grave, kërkohet që femicidi të bëhet vepër e veçantë penale
Mashtrim në emër të Policisë dhe Agjencisë së Sigurisë Kibernetike, qytetarëve u kërkohet kujdes
Qeveria publikon të arriturat e mandatit 2021–2026, thekson rënien e papunësisë në 10.8%