Mitrovicë, 03.04.2026 09:06
Pas 27 vjetësh, fëmijët e Rushit dhe Zahide Rushitit janë kthyer në banesën e prindërve të tyre në veri të Mitrovicës. Emocionet ishin të mëdha, ndërsa ata rikujtojnë tmerrin e vrasjes dhe djegies së prindërve të tyre në atë shtëpi.
Pas 27 vjetësh, fëmijët e Rushit dhe Zahide Rushitit janë kthyer në banesën e prindërve të tyre në veri të Mitrovicës.
Emocionet ishin të mëdha, ndërsa ata rikujtojnë tmerrin e vrasjes dhe djegies së prindërve të tyre në atë shtëpi.
Pas 27 vitesh, me emocione të mëdha, anëtarët e familjes Rushiti u kthyen në banesën e tyre në pjesën veriore të Mitrovicës.
“Me kthimin në banesë, jeta do të vazhdojë përpara”, tha Flurim Rushiti.
Megjithatë, ky kthim ishte më shumë sesa emocional. Ata kujtojnë çastet e rënda kur morën vesh për vrasjen e prindërve të tyre.
“Trupi i babait ishte në këtë pjesë, këmbët i kishte këtu, ndërsa pjesa nga beli e lart ishte mbrapa, e mbështetur në qoshen e kauçit. Nëna, me siguri kur e pa në atë gjendje dhe u përpoq ta ndihmonte. Sa di unë, thuhet se edhe ajo është qëlluar me armë pas qafës”, rrëfen Ibadete Rushiti Mehana.
“Kur kemi telefonuar njëherë me nënën, ata e ndjenin…”, tha Ardita Rushiti.
Luljeta Rushiti Ibishi tregon emocionet në momentin kur e kuptoi për vrasjen e prindërve.
“Isha para tij dhe i thashë Florim, më trego çfarë po do me më thanë. Ai m’i vuri duart dhe tha Lule, ti e di që nuk kemi dëgjuar moti për babën dhe nanën. I thashë cilin?. Në atë moment hyri Ardita në dhomë, nusja e Flurimit, dhe më tha Lule, të dy”, rrëfen Luljeta Rushiti Ibishi.
Pavarësisht dhembjes së paharruar dhe të pashuar, familja Rushiti do ta vazhdojë jetën aty ku u lindën, në vendin e prindërve të tyre martirë.

Mbështetja për Luginën e Preshevës, 4 milionë euro të parapara për vitin e ardhshëm
Radoiçiq dhe Veselinoviq dyshohet se janë arratisur së bashku në Kirgistan
Kosova shënon rekord, investimet e huaja kalojnë 1 miliard euro
Apeli ua konfirmon burgimin e përjetshëm Naim Murselit dhe Granit Plavës
Eksportet rriten për 35.3% krahasuar me vitin e kaluar
Kosova e para në botë për kujdes shëndetësor dhe rehabilitim në burgje, sipas vlerësimit të ICPA-së
Rasti i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe katër persona tjerë të dyshuar
Liga e Kampionëve rikthehet sonte me nëntë ndeshje, vëmendja te Arsenal – Dortmund dhe City – Napoli
FSK-ja dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë synojnë shkëmbim më të madh të përvojave