Prishtinë 31 Mars 2026 14:07
Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi në rajonin Urfahr-Umgebung, pas përplasjes së një veture me një kamion.
Një aksident i rëndë me pasoja fatale është regjistruar sot në Austri, ku ka ndërruar jetë një 18-vjeçar shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z..
Sipas burimeve brenda redaksisë së Albinfo.at, viktima ishte i lindur në Linz të Austrisë, ndërsa rrjedh nga një familje shqiptare me origjinë nga Opoja, konkretisht nga fshati Kuk.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në Zwettl an der Rodl, në rajonin Urfahr-Umgebung, ku rreth mesditës në rrugën B126, një veturë është përplasur me një kamion në një kthesë të djathtë.
Si pasojë e përplasjes së fuqishme, drejtuesi i veturës, 18-vjeçari shqiptar, ka mbetur i vdekur në vend, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta rikthyer në jetë.
Nga ky aksident ka mbetur i lënduar edhe shoku i tij, i cili sipas informatave është shtetas rumun.
Rrethanat e aksidentit janë ende duke u hetuar nga autoritetet austriake, ndërsa lajmi ka shkaktuar dhimbje të madhe tek familjarët dhe komuniteti shqiptar në Austri.

Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n