Prishtinë 30Mars 2026 15:43
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se do t’i mbyllë menjëherë të gjitha vendpunishtet në kryeqytet ku evidentohen shkelje ose probleme serioze të sigurisë.
“I shqetësuar me gjendjen aktuale në terren dhe me qëllim të rritjes së sigurisë publike, sot në mëngjes kam ftuar drejtorët e Kryeqytetit dhe marrë vendim për krijimin e “Komisionit për Vlerësimin Emergjent të të gjitha endpunishteve në territorin e Kryeqytetit”, ka thënë Rama.
Ai tha se ky komision, i përbërë nga ekspertë të fushës së ‘Urbanizmit, Inxhinierë të licencuar, Përfaqësues të emergjencave, do të fillojë menjëherë inspektimet në të gjitha vendpunishtet aktive në Kryeqytet.
“Pas pranimit të këtij raporti, dua të jem shumë i qartë: Të gjitha vendpunishtet ku evidentohen shkelje apo probleme serioze të sigurisë do të mbyllen menjëherë!”, ka thënë Rama
Ai tha se vendimi është marrë për të rritur sigurinë publike dhe se çdo vendpunishte që nuk i përmbush standardet do t’i nënshtrohet një analize të detajuar institucionale, që mund të çojë deri në revokimin e lejes së ndërtimit.
Rama paralajmëroi gjithashtu se çdo inspektor komunal që nuk raporton parregullsi do të mbahet përgjegjës. Ai ftoi të gjitha subjektet ndërtimore të bashkëpunojnë me institucionet dhe të respektojnë ligjin.
“Ato do t’i nënshtrohen një analize të detajuar institucionale, e cila mund të rezultojë deri në revokim të lejes së ndërtimit. Çdo inspektor komunal që nuk ka raportuar çfarëdo parregullsie në terren do të mbahet përgjegjës. Ftoj të gjitha subjektet ndërtimore që të bashkëpunojnë plotësisht me institucionet dhe të respektojnë ligjin”, ka deklaruar Rama.
Reagimi i tij vjen menjëherë pasi mbrëmë në Rrugën “Don Shtjefën Kurti” u shkaktua shembja e dheut, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në energji elektrike dhe ujësjellës.

Investimi në Kamenicë përmirëson infrastrukturën rrugore
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq
U miratua unanimisht si i pavlefshëm vendimi për heqjen e tabelës “E dua Mitrovicën”
Mitrovica funksionalizon shërbimin për ndërhyrje të vogla kirurgjike në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare
Lista Serbe përmes muraleve provokon me lojë fjalësh
Ngjyroset grafiti “Kosovska Mitrovica” dhe mbishkrimet tjera në muralin në Mitrovicë të Veriut
USA Today: Kosova, një histori suksesi në Ballkan
Shkrimtari serb, Vlladimir Arsenijeviq, rrihet në Beograd shkaku i organizimit të përkujtimit të Srebrenicës
Artisti Liburn Jupolli me vepër artistike në nderim të viktimave të masakrave në Kosovë
3.1 milionë euro për projektin infrastrukturor që lidh rrugën rajnole Prekoc-Marec-Krilevë