Prishtinë 30 Mars 2026 11:34
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar propozimet për heqjen e TVSh-së dhe akcizës për karburantet, duke i cilësuar ato si të pamenduara mirë dhe të pabazuara në praktika të suksesshme ekonomike.
Sipas tij, masa të tilla mund të përfundojnë duke favorizuar përfitimet e kompanive, në vend që të lehtësojnë barrën e qytetarëve.
Ai shtoi se edhe vende të fuqishme si Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me rritjen e kostove si pasojë e zhvillimeve ndërkombëtare, duke përmendur ndikimin e konfliktit në ngushticën e Hormuzit në tregjet globale të energjisë.
“Bindja ime e fuqishme është që këto propozimet për heqje të TVSh-së e të akcizës nuk janë mirë të menduara dhe nuk bazohen në përvoja të suksesshme apo në dije ekonomike. Është e rëndësishme që të kemi kujdes, të mos i shërbejmë super profitit të ndokujt në vend se t’ua zbusim barrën qytetarëve. edhe vetë shteti më i fuqishëm si ShBA është duke e vuajtur koston e luftës që po zhvillohet në ngushticën e Hormuzit”, deklaroi Kurti në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.
Në këtë drejtim, kryeministri njoftoi se Qeveria është duke përgatitur një ligj për vendosjen e tavanit të çmimeve për produktet bazë. Ai theksoi se një nismë e tillë është vonuar në të kaluarën për shkak të sfidave ligjore dhe ankesave në Gjykata Kushtetuese e Kosovës, por shprehu bindjen se ligji do të miratohet së shpejti.
“Do ta kemi edhe ligjin për tavanin e çmimeve të produkteve bazë, në fakt që tri vite do ta kishim po të pyesishëm vetëm ne, mirëpo Gjykata Kushtetuese në mandatin e kaluar u patë shndërruar në zyre për ankese dhe ankesat që shkonin aty nga opozita – ka qenë njëfarë aktivizmi juridik se vetëm çka na vononin, nuk do të ishim në këtë gjendje po ta kishim atë ligj, por do ta kemi së shpejti”, deklaroi Kurti.
Ai ka deklaruar se Kosova mbetet plotësisht e varur nga importi i naftës, duke theksuar se mungesa e burimeve vendore dhe e rafinerive e bën vendin të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj luhatjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Sipas tij, kjo situatë ndikon që kostot e rritura jashtë vendit të reflektohen edhe më fort në tregun e brendshëm, duke rënduar mbi qytetarët. Ai theksoi se Kosova jo vetëm që nuk prodhon naftë, por as nuk ka kapacitete për përpunimin e saj, çka e shton ndikimin e inflacionit të importuar.

Dita kur gjykata konfirmoi padinë kundër Slobodan Milosheviqit
Kurti viziton Tërnavën për Bajram: Sakrifica na ka sjellë liri dhe prosperitet
Festa e Kurban Bajramit, besimtarët bëjnë thirrje për solidaritet dhe afërsi familjare
27 vjet nga Operacioni “Shigjeta” – veteranët kujtojnë betejën vendimtare të UÇK-së në Pashtrik
Gjykata kërkon kohë shtesë prej 60 ditësh në rastin Thaçi dhe të tjerët
Rreth 1.8 milionë besimtarë nisen drejt malit Arafat në ditën kulmore të Haxhit
Aksidenti ndërmjet kamionetës së FSK-së dhe automjetit: Vdes një nga të lënduarit