Prishtinë 30Mars 2026 11:16
Qeveria Kosovës i ka dhënë dritë jeshile Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Kryeministri, Albin Kurti këtë e ka quajtur si hap vendimtar në forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit.
“Ai krijon mekanizëm efektiv për të hetuar e konfiskuar pasurinë që nuk mund të arsyetohet me burime të ligjshme, duke synuar drejtpërdrejt ata që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve”, tha Kurti.
Kreu i Qeverisë tha se ky ligj nuk është vetëm instrument ndëshkues, por edhe mjet për rikthimin e besimit të publikut në drejtësi dhe në institucionet shtetërore.
“Përmes tij dërgojmë mesazhin e qartë se askush nuk është mbi ligjin e përgjegjësia do të jetë e paevitueshme”, u shpreh ai në mbledhjen e ekzekutivit.
Ndërkohë, ministra e Drejtësisë, tha se ky ligj jep një mesazh të qartë se mandati publik nuk është mundësi për pasurim personal, por është përgjegjësi që duhet kryer bazuar në dispozitat dhe obligimet ligjore.Në anën tjetër, për qytetarët, kjo nismë dhe ky ligj do të thonë më shumë barazi, pastaj drejtësi dhe gjithashtu, më shumë besim në institucionet shtetërore”, deklaroi ajo.
Sipas saj, ky projektligj është rezultat i një procesi disa vjeçar reformash që ka nisur në vitin 2021 dhe është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.
“Ky moment shënon edhe fillimin e një rrugëtimi maratonik pothuajse 5-vjeçar drejt jetësimit të kësaj nisme reformuese, e cila, bazuar në analizat dhe hulumtimet paraprake, derivon nga nevoja e shtimit të instrumenteve dhe kompletimit të infrastrukturës ligjore në fushën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar”, u shpreh ministrja Gërvalla.
Projektligji për Byronë Shtetërore, sipas ministres Gërvalla, ka për qëllim të forcojë llogaridhënien e zyrtarëve publikë, duke e bërë të qartë se pasuria duhet të jetë në përputhje me të ardhurat e ligjshme si dhe të ruajë standardet kushtetuese dhe të drejtat themelore, duke siguruar që çdo ndërhyrje në pronë të bëhet vetëm me vendim gjyqësor dhe mbi bazë prove.

Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri