Prishtinë 28 Mars 2026 8:57
Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur të premten në Vushtrri.
Sipas raportit policor, një person, duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia ka goditur fëmijën e tij. Si pasojë e plagëve të rënda, fëmija ka ndërruar jetë.
Policia bëri të ditur se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Vushtrri, 27.03.2026 – 15:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me automjetin e tij, nga pakujdesia ka goditur fëmijën e tij, i cili nga plagët e rënda ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Goditet për vdekje një këmbësor në Viti
Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n