Suharekë, 24 mars 2026 20:09
Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se në kuadër të veprimeve hetimore dhe në bashkëpunim me organet e rendit, janë ndërmarrë masa operative ndaj disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me narkotikë dhe armë pa leje.
Bazuar në dyshimin e bazuar, të pandehurit kanë vepruar në bashkëkryerje dhe në kuadër të një grupi, duke u marrë me shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të substancave narkotike të llojit heroinë.
Gjatë operacionit në aplikim të masave të veçanta hetimore dhe në infiltrim brenda grupit janë sekuestruar rreth 2 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit “heroinë”, e cila dyshohet të ketë qenë e destinuar për treg ilegal.
Po ashtu, gjatë zbatimit të urdhërkontrolleve në lokacione të ndryshme, janë gjetur dhe sekuestruar një numër i konsiderueshëm armësh dhe municioni, përfshirë katër (4) pistoleta, një (1) pushkë gjuetie, dy (2) karikator të pistoletave dhe, rreth pesëqind e dyzet e katër (544) fishekë të kalibrave të ndryshëm, të cilat mbaheshin në kundërshtim me ligjin përkatës për armët.
Po ashtu janë sekuestruar para të gatshme, telefona, dy (2) vetura të markave “Mercedes GLE” dhe “Land Rover”, të cilat janë përdorur për takime dhe shkëmbim të substancave narkotike, si dhe prova të tjera materiale që lidhen me veprat penale të lartcekura.
Lidhur me këto veprime, Prokuroria ka iniciuar procedurë penale ndaj tre të pandehurve R.B., A.R., dhe B.B., për veprat penale që ndërlidhen me narkotikë si dhe për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të njëjtit, gjenden në ndalim 48 orësh, dhe për të njëjtit Prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit. Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

Gjykata i shpall të pafajshëm tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
18-vjeçari nga Kosova gjendet pa shenja jete në det në Shëngjin
49-vjeçari humb jetën pasi ra nga lartësia gjatë punës në Veternik
Vrasja e gruas shtatzënë në Malishevë: I plagosuri në gjendje të rëndë
Babë e bir të vrarë në Dukagjin, policia jep detaje për rastin
Pas pamjeve të dhunës ndaj të miturës, Policia e Kosovës arreston të dyshuarën
Plani për ndërhyrje në zgjedhje, zbulohen bisedat e Fatmir Shehollit me drejtorin e BIA-s
BE-ja mbështet rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian
Gjykata cakton më 15 shtator seancën për 53 të akuzuarit për krime lufte
Rrënohen disa ndërtime në Mitrovicën e Veriut, Policia: Nuk është shoqëruar askush