Prishtinë 24 Mars 2026 17:36
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj Z.S për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile gjatë periudhës kohore 1998-1999.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i arratisjes pasi i njëjti posedon edhe shtetësinë e Republikës së Serbisë dhe ekziston mundësia reale që të ik nga Kosova, po ashtu nëse i pandehuri gjendet në liri mund të fsheh, asgjësoj apo ndryshojë provat, andaj Gjykata vlerësoj se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë, për të siguruar zhvillimin e papenguar të procedurës penale.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjykata i shpall të pafajshëm tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
18-vjeçari nga Kosova gjendet pa shenja jete në det në Shëngjin
49-vjeçari humb jetën pasi ra nga lartësia gjatë punës në Veternik
Vrasja e gruas shtatzënë në Malishevë: I plagosuri në gjendje të rëndë
Babë e bir të vrarë në Dukagjin, policia jep detaje për rastin
Pas pamjeve të dhunës ndaj të miturës, Policia e Kosovës arreston të dyshuarën
Plani për ndërhyrje në zgjedhje, zbulohen bisedat e Fatmir Shehollit me drejtorin e BIA-s
BE-ja mbështet rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian
Gjykata cakton më 15 shtator seancën për 53 të akuzuarit për krime lufte
Rrënohen disa ndërtime në Mitrovicën e Veriut, Policia: Nuk është shoqëruar askush