Prishtinë 24 Mars 2026 14:43
Dogana e Kosovës është renditur ndër 10 vendet më të suksesshme në operacionin ndërkombëtar “STOP IV”, duke u pozicionuar e 7-ta nga 119 shtete pjesëmarrëse në luftën kundër mallrave të falsifikuara.
Ky vlerësim u bë i ditur gjatë pjesëmarrjes së Doganës së Kosovës në sesionin e 46-të të Komitetit të Zbatimit të Organizata Botërore e Doganave, i cili po mbahet në Bruksel.
Në këtë ngjarje ndërkombëtare, që mbledh përfaqësues të administratave doganore nga e gjithë bota, u diskutuan prioritetet strategjike dhe operacionale në fushën e zbatimit doganor, përfshirë përmirësimin e kornizës rregullative, përdorimin e teknologjisë dhe forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit ndërkufitar dhe kontrabandës.
Sesioni u hap nga sekretari i përgjithshëm i organizatës, Ian Saunders dhe kryesuesi i Këshillit, Bashir Adeëale Adeniyi.
Sipas njoftimit, ky komitet, i themeluar në vitin 1983, mbetet një nga organet kryesore të Organizata Botërore e Doganave, ndërsa këtë vit punimet po zhvillohen në një format të ristrukturuar për të rritur efikasitetin dhe ndikimin në politikat globale doganore.
Pjesëmarrja dhe rezultatet e arritura në operacionin “STOP IV” konsiderohen si dëshmi e kapaciteteve profesionale dhe përkushtimit të Doganës së Kosovës në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e tregut nga aktivitetet e paligjshme.
Nga Dogana theksohet se angazhimi në këto mekanizma ndërkombëtarë konfirmon rolin e saj si partnere e besueshme në kuadër të Organizata Botërore e Doganave, duke kontribuar në avancimin e standardeve dhe bashkëpunimit global kundër krimit ekonomik.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici