Prishtinë, 18 mars 2026 22:22
Këta anëtar në Komisionin Qendror Zgjedhor kanë mandat deri më 9 prill.
E sipas Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme, emërimi i anëtarëve të rinj nga Presidentja duhet të bëhet jo më vonë se 60 ditë nga dita e certifikimit të rezultateve zgjedhore.
Por televizioni merr vesh se emrat e partive politike kanë arritur të mërkurën në presidencë.
Lëvizja Vetëvendosje kësaj radhe ka propozuar tre emra për anëtar të KQZ-së, ani pse sipas praktikës nga herat e kaluara, VV-së i kanë takuar dy anëtarë.
Alban Krasniqi është propozuar sërish, ndërkaq dy emra të rinj janë Violeta Salihu dhe Njazi Isaku.
Partia Demokratike e Kosovës edhe për një mandat do ta ketë Ilir Gashin, ndërkaq Ariani Elshani do të zëvendësohet nga Rashit Qalaj.
Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar me emrin e njëjtë, Sami Hamitin dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Muharrem Nitajn.
Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se edhe në rast se Presidentes aktuale i skadon mandati, emërimin e këtyre anëtarëve mund ta bëj Ushtruesi i Detyrës së Presidentit.
“Ligji e thotë që Presidentja mund të vendosë brenda pesë ditësh emërimin e përbërjes së re osë anëtarëve të KQZ-së, varësisht se kush janë dhe kush propozohet. Cfarë ndodhë në situatën hipotetike që mund të jetë fakti se mos të kemi president ose presidentit t’i kaloj mandati ose të kaloj afati i mandatit të presidentit, unë mendoj që këtu nga ai moment ushtruesi i detyrës së kryetarit të Kuvendit e merr pozicionin e presidentit të shtetit dhe ai/ajo nuk ka asnjë pengesë ligjore dhe kushtetuese që të bëjë emërimin apo edhe caktimin e anëtarëve të rinj”, ka thënë Bugaqku.
Propozimet e partive politike, Presidentja e ka mundësinë edhe që t’i refuzoj.
“Zonja presidente mund të mos pranojë kandidaturat mirëpo duhet parë nëse ka arsye per refuzim është apo jo në përputhje me ligjin për zgjedhjet. Ta zëmë, ligji për zgjedhje kërkon që një anëtar i KQZ-së nuk mund të ushtrojë më shumë se tri herë mandatin e tij në KQZ. Dhe në rast se hipotekisht një subjekt parlamentar e ri propozon anëtarin i cili ka qëndruar më shumë se tri mandate anëtar i KQZ-së, atëherë normalisht që ligji ia mundëson që presidenti me refuzu emrin e atij kandidati”, u shpreh tutje Bugaqku.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, përbërja e KQZ-së duhet të ketë 11 anëtarë, 6 prej të cilëve përfaqësojnë grupet parlamentare shqiptare dhe 4 prej tyre nga radhët e komuniteteve. Ndërsa kryesuesi i KQZ-së duhet të vijë nga radhët e sistemit gjyqësor.

Blakaj: Që nga marrëveshja në Bruksel, s’kemi parë rezultate pozitive për personat e zhdukur
Aksidenti vdekjeprurës në vendpunishte, Inspektorati i Punës: Shkaku ende nuk dihet
Familjarët e të pagjeturve mirëpresin nisjen e gërmimeve në Zubin Potok
Sveçla, nga Zubin-Potoku: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
Gjenden mbetje mortore, dyshohet se janë të 23 intelektualëve shqiptarë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë
Avokati Ivan Niniq kërkon rishikim të punës së Prokurorisë Publike për krim të organizuar në rastin “Panda” të vitit 1998
Arrestohen 6 persona në Prishtinë, në automjetin me targa serbe iu gjet municion
Serbia propagandon për “sulm ndaj serbëve”, Kosova e vendosur në zbatim të ligjit