Prishtinë, 19 mars 2026 07:18
Ndërmarrja “Trepça” Sh.A. ka vazhduar procesin e lirimit dhe rikthimit të pronave të saj në territorin e Komunës së Prishtinës, duke realizuar së fundmi lirimin e një pjese tjetër të parcelës nr. 73-0, e cila për vite me radhë kishte qenë e uzurpuar.
Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për një sipërfaqe prej rreth 50 ari, me një vlerë të tregut që tejkalon 1.2 milion euro. Ky veprim konsiderohet si një hap i rëndësishëm në drejtim të rikthimit të aseteve të ndërmarrjes dhe forcimit të kontrollit mbi pronat e saj.
Ky zhvillim vjen pas lirimit të mëhershëm të një pjese të së njëjtës parcelë, duke treguar vazhdimësinë e angazhimit institucional për trajtimin e çështjeve pronësore.
Nga “Trepça” Sh.A. theksohet se procesi i rikthimit të pronave do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në funksion të mbrojtjes së interesit publik.

Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione