Prishtinë, 18 mars 2026 19:54
Dushan Maksimoviq, i akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, pranoi se numri i telefonit të Milan Radoiçiqit i ishte gjetur në telefonin e tiji, por që nuk ka pasur asnjëherë kontakt me të.
I pyetur nga anëtarja e trupit gjykues, Donikë Shala-Abdyli, Maksimoviq tha se për fotografitë që pretendon Prokuroria, ka prej tyre që nuk i ka parë kurrë dhe nuk e ka idenë se nga janë nxjerrë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Ai deklaroi se telefoni i tij është shfrytëzuar edhe pas marrjes së tij nga Policia.
Anëtari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri e pyeti të akuzuarin nëse e ka njohur Milan Radoiçiqin, ku Maksimoviq tha se personalisht nuk e njeh por pohoi se e kishte numrin e tij.
I akuzuari tha se numri i telefonit të Radoiçiqit ishte gjetur në telefon të tij, për shkak se kishte planifikuar ta kontaktonte për ndihma familjare, por që nuk ka pasur kontakte me të. “Kurrë s’kam pas kontakt me të”, tha ai.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante