Prishtinë, 18 mars 2026 19:05
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka takuar sot zyrtarët e gjendjes civile të komunave të rajonit të Mitrovicës si dhe zyrtarët e MPB-së të cilët janë të angazhuar në zbatimin e Ligjit për Automjetet dhe Ligjit për të Huajt.
Në njoftimin e MPB-së bëhet e ditur se janë themeluar edhe ekipe të veçanta mbështetëse për të ofruar asistencë rreth ndonjë paqartësie gjatë zbatimit të këtyre ligjeve.
Zbatimi i këtyre dy ligjeve ka hyrë në fuqi që nga 15 marsi.
“Gjithashtu, është bërë e ditur se, me qëllim të lehtësimit të zbatimit të këtij procesi, MPB ka themeluar ekipe të veçanta mbështetëse, të cilat do të ofrojnë asistencë dhe sqarime për çdo paqartësi që mund të paraqitet gjatë trajtimit të kërkesave, duke kontribuar në rritjen e efikasitetit në procedurat administrative”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Me ndërmjetësimin e BE-së, Qeveria është pajtuar që zbatimi i Ligjit për të huaj të bëhet me lehtësira për komunitetin serb. Bazuar në to, studentëve dhe punëtorëve do t’u ofrohet leje e përkohshme e qëndrimit me afat 12 mujor. Krahas kësaj, edhe përgjatë tre muajve, Qeveria t’i njohë dokumentet e identifikimit të lëshuara nga strukturat paralele serbe.
Ligji ka hyrë në fuqi që nga e diela, një ditë pasi Qeveria, me kërkesë nga Bashkimi Evropian, është pajtuar që t’u ofrojë lehtësira qytetarëve serbë.
Ndërkohë burime të KOHËS kanë bërë të ditur se më shumë e 100 shtetas të huaj, shumica e të cilëve të Serbisë, i kanë regjistruar adresat e tyre të qëndrimit në Kosovë, në përputhje me Ligjin për të huajt deri të martën pasdite.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës