Prishtinë, 1 mars 2026 17:08
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, i ka dënuar sulmet iraniane ndaj bazave ushtarake amerikane dhe ndaj shteteve partnere në Lindjen e Mesme.
Konjufca me anë të një reagimi në platformën ‘X’ ka thënë se dënon fuqishëm sulmet iraniane ndaj bazave amerikane dhe vendeve partnere të Kosovës në Lindjen e Mesme, shkruan Insajderi.
“I dënoj fuqimisht sulmet e regjimit iranian kundër bazave ushtarake amerikane dhe vendeve tona partnere në Lindjen e Mesme. Sulmet e sotme në zonat civile në Jerusalem, të cilat lanë të vrarë të paktën 9 persona, si dhe sulmet pa dallim që synojnë zonat tregtare dhe banesore në Emiratet e Bashkuara Arabe, tregojnë një shpërfillje të pamatur për jetët e pafajshme dhe stabilitetin rajonal”, deklaroi Konjufca.
Kryediplomati kosovar më tej tha se Kosova qëndron fort me aleatët amerikanë dhe partnerët në rajon “kundër veprimeve që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar”.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari