Prishtinë, 1 mars 2026 10:16
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur qëndrimin e tij kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke përdorur një gjuhë të ashpër dhe simbolike në deklarimet e fundit publike.
“Nuk më shkon ndërmend të pranoj çfarëdo lloj njohjeje të Kosovës. Jo vetëm me Marko Rubion, por edhe po të bisedoja me Shën Pjetrin për Kosovën, nuk do ta pranoja një gjë të tillë sepse Kosova ka qenë dhe do të jetë e Serbisë”, ka thënë ai në një video të shpërndarë në facebook.
Me këtë deklaratë, Vuçiq jo vetëm që përjashton çdo mundësi kompromisi për njohje formale, por edhe e vendos çështjen e Kosovës në një kornizë retorike absolutiste, duke e paraqitur si të panegociueshme në çdo rrethanë, qoftë edhe në biseda hipotetike me figura simbolike apo përfaqësues të lartë ndërkombëtarë.
Këto deklarime ai i bëri duke folur për pretendimet e ish-diplomatit serb, Nebojsha Vujoviq, se kreu i diplomacisë serbe në Uashington, Marko Gjuriq, ishte në dijeni të marrëveshjes sekrete për njohjen e Kosovës. Dje, Vujoviqi bëri pretendime se Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, gjatë vizitës së tij në Uashington, mori informacion nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, në lidhje me marrëveshjen e supozuar sekrete dhe detyruese për njohjen e pavarësisë së Kosovës,
Deklarata e tij vjen në një kohë kur dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ndërsa presioni ndërkombëtar për normalizim të marrëdhënieve mbetet i lartë. Retorika e tillë pritet të ndikojë në klimën politike dhe në perspektivën e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet dy vendeve.
Në të njëjtën linjë kundërshtuese ndaj qëndrimeve të vendeve perëndimore, Vuçiqi së fundmi ka dënuar edhe sulmet ajrore të Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit, duke u pozicionuar ndryshe nga shumica e shteteve demokratike që u rreshtuan krah Uashingtonit.

Haxhiu kërkon dënimin e retorikës serbe
Kandiç i kërkon Serbisë të përballet me krimet e luftës
Avokati Ivan Niniq kërkon rishikim të punës së Prokurorisë Publike për krim të organizuar në rastin “Panda” të vitit 1998
Serbia propagandon për “sulm ndaj serbëve”, Kosova e vendosur në zbatim të ligjit
Kongresisti Wilson i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani
Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu fton në takim kryetarët e partive
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë persona të lënduar
12.230 të vrarë në luftën e Kosovës, Instituti fton qytetarët të plotësojnë listën e viktimave
Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok