Prishtinë, 28 shkurt 2026 17:34
Kryeministri Albin Kurti është duke u takuar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, për të diskutuar për çështjen e zgjedhjes së presidentit/es.
Të dy kanë arritur në Kuvendin e Kosovës, ndërsa takimi ishte planifikuar në orën 16:00. Ky është takimi i dytë i tyre për këtë temë.
Hamza ritakohet me Kurtin, pas mbledhjes që pati Kryesia e PDK-së lidhur me këtë çështje.
“Tash po shkojmë në takim, po maksimalizojmë përpjekjet që javën e ardhshme gjithçka të kurorëzohet me sukses”, ka deklaruar Kurti.
“Tema e diskutimit është situata aktuale politike”, ka thënë Hamza shkurt para mediave, ndërkaq nuk është deklaruar për qëndrimet e subjektit që udhëheq në raport me kandidatin që do ta pranonin si president apo presidente të ardhshme.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari