Prishtinë 27 Shkurt 2026 12:07
Kryeprokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kimberly West, nisi fjalën hyrëse duke akuzuar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe katër të akuzuar të tjerë për përpjekje për të “minuar” funksionimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
“Ata në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë shkelur vendimet gjyqësore që kishin për synim që dëshmitarët dhe viktimat të japin dëshmi pa pasur frikë dhe që të kenë besimin se do t’u ruhej identiteti,” tha West.
Prokurorja shtoi se, “Thaçi akuzohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ndërhyrë në dëshmitë e dëshmitarëve dhe ka shkelur të gjitha rregullat e gjykatës për mbrojtjen e informacionit konfidencial. Të bashkëakuzuarit kanë marrë pjesë në këto krime.”
West theksoi se veprimet e të akuzuarve përbëjnë thelbin e arsyeve pse është krijuar Gjykata Speciale.
“Krijimi i kësaj gjykate nuk kishte të bënte thjesht për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, por përfshinte në mënyrë specifike krimet e përfshira në këtë çështje gjyqësore,” tha ajo.
Ajo i përshkroi të akuzuarit si pjesë e një grupi “të vogël në Kosovë që vendosin interesin e tyre mbi të tjerët”, duke shtuar: “Nëse të akuzuarit kanë pasur sukses në ndikimin e dëshmitarëve, nuk ka rëndësi.”
West theksoi se çështja lidhet me audio-incizime të bisedave mes Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë, si dhe dokumenteve të shkëmbyera mes tyre.
“Thaçi ka komunikuar me avokatët e tij, por asnjë nga këto biseda nuk është incizuar,” tha West, duke shtuar se të vetmet incizime janë të lidhura me biseda të paprivilegjuara.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?