Prishtinë, 23 shkurt 2026 20:58
Arben Fetoshi, drejtor i Institutit për studime të luftës hibride Octopus, ka reaguar përmes një postimi në Facebook me titull “Kosova dhe NATO 3.0”, duke akuzuar mediat serbe për manipulim dhe kornizim të gabuar të raportimeve mbi të ardhmen e NATO-s dhe praninë e KFOR-it në Kosovë.
Fetoshi i referohet raportimit të Politico më 19 shkurt 2026, ku përmenden përpjekjet transatlantike për një “partneritet të ri” me përgjegjësi më të madhe evropiane dhe presioni i SHBA-së për një “rikonfigurim të madh” të NATO-s.
Sipas tij, mediat serbe deformuan këtë raportim duke e paraqitur si “tërheqje amerikane” dhe “mbyllje të KFOR-it”.
Ai shton se diplomatët e cituar nga Politico flisnin për mbylljen e misionit në Irak deri në shtator 2026 dhe për diskutime të hershme mbi reduktimin e misionit në Kosovë, por në Serbi narrativa u fokusua në alarm dhe supozime për fatin e serbëve në Kosovë.
“Ky interpretim përfaqëson një rikthim të narrativave të vitit të kaluar, kur raportimi selektiv pas një artikulli të Bild u përdor për të ndërtuar diskurs triumfalist mbi ridislokimin e trupave amerikane. Tani, e njëjta çështje kthehet në narrativë viktimizuese, me theks te supozimi i ‘terrorit’ ndaj serbëve dhe llogaritje për legjitimim të ndërhyrjeve,” theksoi Fetoshi.
Ai kritikon fokusin alarmues të medieve serbe mbi tërheqjen e mundshme të KFOR-it, duke anashkaluar deklaratat e komandantit të misionit për “gatishmëri kundër çdo eskalimi” dhe “mbështetje për dialogun si kornizë zgjidhjeje”. Fetoshi shton se injorohet gjithashtu konteksti ndërkombëtar i tensioneve gjeopolitike dhe roli aktiv i Kosovës në kuadër të Bordit të Paqes, përfshirë angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin për Gazën.
Ai vuri në dukje se propagandat serbe shpesh deformojnë faktet sipas nevojave të kornizimit strategjik, duke i lidhur me deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq mbi Marrëveshjen Ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, të cilën e ka cilësuar si “kërcënimin më të madh” për Serbinë.
Në përfundim, Fetoshi tha se pavarësisht formës që mund të marrë koncepti i “NATO 3.0” në të ardhmen, “rikonfigurimi i madh” nënkupton përpjekje për zgjidhje më efikase që garantojnë interesat transatlantike mbi sigurinë, lirinë dhe demokracinë në botë.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë