Prishtinë, 23 shkurt 2026 17:40
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pas një takimi dy orësh me kreun e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, janë diskutuar zhvillimet politike në vend, situata e sigurisë, politika e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe procesi i zgjedhjes së presidentit.
“Patëm një takim të gjatë me kryetarin e LDK-së dhe deputetë të Kuvendit. Diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë, për situatën e sigurisë, për politikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha Kurti.
Sipas tij, pjesë e bisedës kanë qenë edhe shtetndërtimi demokratik, drejtësia, progresi i arritur dhe sfidat që e presin vendin.
“U zotuam për komunikim dhe kontakte të drejtpërdrejta, për bashkëbisedime të frytshme, në mënyrë që të hapim një kapitull të ri të raporteve mes partive politike, qeverisë dhe opozitës”, u shpreh ai, duke falënderuar LDK-në për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Kryeministri theksoi se për zgjedhjen e presidentit nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve dhe se aktualisht as Lëvizja Vetëvendosje dhe as partitë e tjera të mëdha nuk kanë kandidat partiak.
“Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, LVV nuk ka garuar me ndonjë emër të veçantë për president. LVV nuk ka ndonjë anëtar me librezë partie që synon të bëhet president. Njësoj vlen edhe për dy partitë e tjera të mëdha dhe tradicionale, Partia Demokratike e Kosovës dhe LDK”, deklaroi Kurti.
Ai bëri të ditur se kjo është konfirmuar edhe në takimin e mëparshëm me kreun e PDK-së, Bedri Hamza.
Sipas Kurtit, në vijim duhet ose të gjendet një emër konsensual që garanton dy të tretat e votave të deputetëve që marrin pjesë në votim, ose subjektet politike të merren vesh për rrugën përpara.
“Na duhet një shumicë që i afrohet 85 votave. Nuk është situatë e lehtë. Do t’i intensifikojmë bisedimet që të kemi një zgjidhje për çështjen e presidentit. Presidenti duhet të zgjidhet më së largu deri më 4 mars”, theksoi ai.
Kurti shtoi se qëllimi është shmangia e zgjedhjeve të reja dhe arritja e një konsensusi të gjerë politik në funksion të stabilitetit institucional dhe interesit shtetëror.

Presidenca bullgare: Presidentet e Bullgarisë dhe të Kosovës diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve
Bullgaria në krah të Kosovës për integrimin në BE dhe anëtarësimin në KiE
Haxhiu: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat
Manipulimi i fokusit publik: Kosova si instrument në raportet Serbi- Mali i Zi
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandidat
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha
Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, KQZ vazhdon me votat me postë dhe ato me kusht
Ekspertët e arsimit: Nataliteti në rënie dhe emigrimi po zbrazin shkollat në Kosovë
Kosova në kongresin më të madh të endokrinologjisë në SHBA, nëpërmjet dr. Venera Berisha-Muharremi