Prishtinë, 21 shkurt 2026 19:27
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, i mbajtur në Washington D.C., me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Sipas njoftimit të Presidencës, Kosova, si shtet bashkëthemelues përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është afirmuar në arenën ndërkombëtare si kontribuuese në shërbim të paqes dhe sigurisë globale.
Në kuadër të vizitës në Washington D.C., Osmani është pritur në takim nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Në këtë takim është diskutuar për hapa konkretë drejt thellimit të partneritetit strategjik Kosovë–SHBA, avancimin e integrimit të Kosovës në NATO, si dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë.
Presidentja është takuar gjithashtu me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, përfshirë përfaqësues të Departamentit të Shtetit, Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe administratës presidenciale.
Në margjina të takimit inaugurues të Bordit të Paqes, Osmani ka zhvilluar takime dhe bashkëbisedime edhe me liderë të shumtë botërorë, përfshirë presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm nga vende të ndryshme të Evropës, Azisë dhe Lindjes së Mesme.
Presidenca e Kosovës ka theksuar se kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e rolit ndërkombëtar të Kosovës dhe në thellimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes