Prishtinë, 20 shkurt 2026 20:28
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar vendosmërinë e përbashkët të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbrojtjen e paqes dhe garantimin e një të ardhmeje më të sigurt për brezat e rinj, në 18-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.
Në një deklaratë pas takimit në Departamentin Amerikan të Shtetit, Osmani bëri të ditur se është pritur nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, me të cilin ka diskutuar për thellimin e mëtejmë të aleancës strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.
“Me SHBA-të jemi të bashkuar në vendosmërinë për të mbrojtur paqen dhe për të garantuar një të ardhme më të sigurt për brezat e rinj”, ka deklaruar Osmani.
Ajo nënvizoi se gjatë takimit është diskutuar për hapa konkretë për forcimin e partneritetit, të cilët, sipas saj, kanë rëndësi jetike për qytetarët e Kosovës. Presidentja falënderoi palën amerikane për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, si dhe për praninë ushtarake amerikane në Kosovë, të cilën e cilësoi si kyçe për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Osmani theksoi gjithashtu rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe mbrojtjes, në kuadër të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.
“Krah për krah me Shtetet e Bashkuara, mbetemi të përkushtuar ndaj forcimit të paqes dhe sigurisë, adresimit të sfidave të përbashkëta globale dhe avancimit drejt integrimit euroatlantik të Kosovës”, ka përfunduar ajo.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes