Prishtinë, 20 shkurt 2026 12:02
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot pakon e 19-të të sanksioneve ndaj Federata Ruse dhe Bjellorusia, me qëllim të kundërshtimit të agresionit rus në Ukrainë.
Kryeministri Albin Kurti e prezantoi vendimin duke shpjeguar se masat synojnë harmonizimin e politikës së Kosovës me vendimet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.
“Synojmë që të zbatojmë vendimet e Këshillit të BE-së dhe SHBA-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë”, tha ai, transmeton lajmi.net.
Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, dha më shumë detaje për sektorët dhe llojet e masave që përfshihen në këtë pako.
“Në vijim të mbështetjes për kundërshtimin e agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, në përputhje me masat dhe sanksionet e BE-së dhe SHBA-së, partnerë strategjikë, MPJD propozon për shqyrtim dhe miratim vendimin për zbatimin e pakos së 19-të të sanksioneve të BE-së, si dhe masave shtesë të BE-së ndaj Federatës Ruse”, tha Konjufca.
Ai theksoi se sanksionet do të prekin sektorët kyç: energjinë, financat, kompleksin ushtarako-industrial, tregtinë dhe zinxhirin e furnizimit me mallra ushtarake dhe me përdorim të dyfishtë. Përfshihen gjithashtu shërbime strategjike, përfshirë teknologjinë dhe inteligjencën artificiale, si dhe masa ndaj diplomatëve rusë dhe përgjegjësve për rrëmbimin dhe deportimin e fëmijëve ukrainas.
Konjufca po ashtu bëri të ditur se veprimet janë të harmonizuara edhe ndaj Bjellorusia dhe theksoi angazhimin e Kosovës për të qëndruar pranë partnerëve strategjikë në mbrojtjen e ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave të Ukrainës

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes