Prishtinë, 19 shkurt 2026 19:40
Instituti amerikan i Paqes në Uashington nisi sot takimin e parë të Bordit të Paqes të krijuar nga presidenti Donald Trump për zgjidhjen e krizave dhe konflikteve botërore.
Kosova ishte e përfaqësuar në këtë takim me presidenten Vjosa Osmani. Kurse Shqipëria ishte pjesë e takimit e përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama.
Instituti amerikan i Paqes në Uashington nisi sot takimin e parë të Bordit të Paqes të krijuar nga presidenti Donald Trump për zgjidhjen e krizave dhe konflikteve botërore.
Kosova ishte e përfaqësuar në këtë takim me presidenten Vjosa Osmani. Kurse Shqipëria ishte pjesë e takimit e përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama.
I pari që nisi fjalimin ishte presidenti Trump, i ndjekur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e më pas nga personi që Trump i ka dorëzuar çelësat e negociatave për zgjidhjen e konflikteve në botë, Steve Witkoff.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe një herë ka kujtua ndaljen e konfliktit në mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se ai e ndali, derisa ka porositur presidenten Vjosa Osmani që ta telefonojë kur dy vendet nuk “shkojnë mirë dhe do ta zgjidhin”.
“Kosova dhe Serbia. Unë e bëra atë. A mund të ngriheni ju njerëz Kosova dhe Serbia. Çfarë pune… faleminderit shumë e vlerësojmë. Shumë mirë dhe po shkoni mirë. Kur nuk shkoni mirë, më telefononi dhe do ta zgjidhim”, tha ai.
Derisa bëri të ditur se Kosova dhe Shqipëria do të kenë trupa në terren për ta stabilizuar situatën në Gaza.
“Dua të falënderoj Indonezinë…Një vend i mrekullueshëm… Maroku do të angazhohet. Shqipëria dhe Kosova do të kenë gjithashtu trupa në terren për të stabilizuar Gazën”, tha ai.
Nga takimi i Bordit të Paqes në Uashington, kryeministri Edi Rama konfirmoi se Shqipëria do të japë kontributin e saj me trupa ushtarake në Gaza, derisa pati një kërkesë nga Tramp lidhur me Gjykatën Speciale.
“Më lejoni shumë shkurtimisht t’ju tërheq vëmendjen te një tjetër konflikt i hapur, më pranë vendit tim, ku udhëheqja e presidentit Trump gjatë mandatit të tij të parë e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë se kurrë një marrëveshjeje përfundimtare paqeje. Presidenti i Kosovës që asokohe u ndalua të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje në praninë e presidentit Trump. Dhe në fakt, kjo ishte ajo çfarë u bë nga ai prokuror sikur që përndoqi edhe vetë presidentin Trump dhe për këtë u bë i famshëm botërisht. Sot, presidenti i Kosovës ka kaluar gjashtë vjeç në një paraburgim nga një gjykatë e posaçme në Hagë, e sponsorizuar nga një sërë shtetesh demokratike. Disa prej tyre të pranishme këtu, e që duhet t’ju vijë turp nga ajo lloj drejtësie ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar, zoti president, një tjetër prokuror, i financuar nga ky vend i madh e taksapaguesit e tij, kërkoi 45 vjet burgim për të. Një kërkesë që shkaktoi një valë tronditëse poshtërimi në të gjithë tërësinë e një vendi paqedashës. Dhe në këtë moment, ka vetëm disa muaj që qëndrojnë midis një njeriu që u ngrit nga rezistenca ndaj spastrimit etnik për t’u bërë paqebërës dhe një rezultati shkatërrimtar në një gjykatë që deri më tani ka dështuar në çdo hap të vetin t’iu përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike. Për hir të Zotit, zoti president, le të bëjmë diçka përpara se, siç thoni ju, gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish”, tha ai.
Bordi, i krijuar për rindërtimin dhe zgjidhjen përfundimtarë të konfliktit në Gaza, do të njihet edhe me njoftimin për 5 miliardë dollarët që shtetet anëtare kanë ofruar për këtë qëllim.
Rindërtimi i Gazës pritet të kushtojë 70 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, Bankës Botërore dhe Bashkimit Evropian, pas më shumë se dy vitesh lufte.

Presidenca bullgare: Presidentet e Bullgarisë dhe të Kosovës diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve
Bullgaria në krah të Kosovës për integrimin në BE dhe anëtarësimin në KiE
Haxhiu: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat
Manipulimi i fokusit publik: Kosova si instrument në raportet Serbi- Mali i Zi
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandidat
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
Aksioni i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale gjatë aksionit të sotëm ku u arrestuan 5 persona të dyshuar për kriime lufte (Video)
Uniforma policore serbe dhe armë gjenden gjatë bastisjeve në aksionin ku u arrestuan pesë persona, të dyshuar për krime lufte
Pesë të arrestuar në aksionin e Prokurorisë Speciale për rastin “Reçaku II”
Aksion i hershëm i Policisë së Kosovës, në shënjestër të dyshuar për krime lufte