Prishtinë, 19 shkurt 2026 08:30
Presidenti amerikan, Donald Trump do të udhëheqë sot në Uashington mbledhjen e parë të një strukture të re ndërkombëtare të quajtur Bordi i Paqes, e krijuar për të zgjidhur situatën në Rripin e Gazës.
Sipas Reuters, takimi, që pritet të përfshijë përfaqësues nga mbi 45 vende plus Bashkimi Evropian, mbahet ndërsa mbeten ende pa u zgjidhur çështje kryesore lidhur me paqen dhe stabilitetin në Gaza.
Në takim do të jenë kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Në rendin e ditës janë probleme të rëndësishme si çarmatimi i luftëtarëve të Hamasit, madhësia e fondit për rindërtimin e zonës dhe mënyra e shpërndarjes së ndihmës humanitare për popullsinë e prekur nga lufta.
Zyrtarë amerikanë thonë se vendet pjesëmarrëse kanë mbledhur rreth 5,0 miliardë dollarë për fondin e rindërtimit, por pritet që kjo shumë të jetë vetëm një fillim, pasi nevojat reale janë dukshëm më të mëdha.
Në këtë shumë përfshihen, sipas zyrtarëve, edhe kontribute prej rreth 1,2 miliardë dollarë nga EBA dhe Kuvajti.
Takimi mbahet në objektin e ri të rinjohur si ”Donald J. Trump U.S. Institute of Peace”, që Trump e ka emëruar për vete, dhe pritet të shërbejë si platformë për diskutuese mbi një plan më të gjerë paqeje.
Bordi i Paqes ka qenë objekt kritikash, pasi përfshin Izraelin, por nuk ka përfshirë përfaqësues palestinezë, gjë që ka ngjallur shqetësime se përpjekja mund të minojë rolin e OKB-së si instancë kryesore për zgjidhjen e konflikteve.
Gjithashtu pritet që Trump të njoftojë se disa vende kanë planifikuar të dërgojnë mijëra trupa ndërkombëtarë në një forcë stabilizimi për Gazën, por vendosja e tyre do të varet nga çarmatimi i Hamasit, i cili mbetet një pikë kyçe e pazgjidhur.
Më shumë se 45 delegacione nga vende të ndryshme do të marrin pjesë, por anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së si Franca, BM, Rusia dhe Kina pritet të mos jenë të pranishme.
Në mesin e folësve të takimit pritet të jenë gjithashtu emra si sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, përfaqësuesit e SHBA-së dhe figura të tjera të huaja, përfshirë ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes