Prishtinë 18 Shkurt 2026 17:12
Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Ulqinit, Genc Nimanbegu, së bashku me delegacionin që e shoqëronte.
Vizita u zhvillua një ditë pas shënimit të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me ç’rast Nimanbegu e uroi Kurtin për festën.
Gjatë takimit, Kurti theksoi se festa e Ditës së Pavarësisë së Kosovës është festë e të gjithë shqiptarëve, pasi në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë kanë kontribuar shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe mërgata.
“Diskutuan për tema me interes të përbashkët, përfshirë zhvillimet politike dhe ekonomike në rajon, si dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë në dobi të qytetarëve”, thuhet në një njoftim të zyrës për media të kryeministrit.
Kurti e falënderoi Nimanbegun për vizitën dhe urimet dhe shprehu gatishmërinë e plotë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në dobi të zhvillimit dhe mirëqenies së shqiptarëve në Malin e Zi.
Nimanbegu i dhuroi Kurtit një maket punë dore të një anijeje ulqinake me vela, të punuar nga mjeshtri Xhevat Kashoxha.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte