Prishtinë 18 Shkurt 2026 10:28
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ka marrë fjalën gjatë seancës së sotme në Hagë kur katërshja e UÇK-së pritet t’i thotë fjalët përfundimtare.
Ai ritheksoi se nuk ka asnjë raport për Thaçin, pra nuk ka prova që i njëjti kishte një rol në përgatitjen apo shpërndarjen e komunikatave të UÇK-së.
Misheqit shtoi se ZPS nuk jep asnjë shpjegim racional apo logjik për mënyrën se pse anëtarët e NPK-së pretendohet të kenë transmetuar qëllimin e përbashkët kriminal përmes komunikatave.
“Nu ka asnjë raport për Thaçin. Ju thamë që s’ka prova që Thaçi kishte një rol në përgatitjen apo shpërndarjen e komunikatave. ZPS nuk ka ofruar asnjë shpjegim racional apo logjik për mënyrën se si anëtarët e NPK-së pretendojnë se është transmetuar qëllimi i përbashkët kriminal përmes komunikatave, nëse UÇK ka pasur një zinxhir komandues funksional. Ju thamë gjithashtu se konsensusi i provave të dëshmitarëve ndërkombëtarë dhe brenda UÇK-së është që Hashim Thaçi nuk dyshohet të ketë qenë i përfshirë në krime lufte apo politikë që shënjestronte të ashtuquajtur kundërshtarë. ZPZ nuk kishte argumente për të hedhur poshtë këto pika themelore, pra ato nuk kishin përgjigje”, tha Misheqit.
“Ata kishin 45 minuta në dispozicion kur përfunduan kundër argumentet e tyre, por nuk e bënë këtë gjë sepse nuk kishin përgjigje. Kur ata nuk ishin në gjendje që të paraqesin kundër argumente, ZPS tha se kundër përgjigjet e tyre të hënën duke pretenduar se mbrojtja nuk do që ju të bëni punën tuaj, juve gjykatës”, deklaroi ai.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte