Prishtinë, 17 shkurt 2026 21:53
Ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edith Harxhi, ka folur për momentet historike të vitit 2007 dhe për pavarësinë e Kosovës, gjatë një lidhje direkte në emisionin “Këndi i Debatit” në Tevë1. Ajo ka kujtuar vizitën e presidentit amerikan George W. Bush në Tiranë, ku ai shpalli mesazhe të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës dhe Shqipërisë.
Harxhi ka theksuar se presidenti Bush erdhi në Shqipëri me dy mesazhe të qarta.
“Unë kam qenë prezent në vizitën e presidentit Bush, që ishte një vizitë historike – vizita e parë e presidentit amerikan në Shqipëri. Ai erdhi me dy mesazhe të qarta: e para ishte se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta pranonin pavarësinë e Kosovës dhe se ‘Kosova është, ka qenë dhe do të mbetet e pavarur’. E dyta ishte anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, që është një arritje historike,” tha Harxhi.
Në vazhdim, ajo ka përmendur bisedat që presidenti Bush ka pasur me ish-kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, në lidhje me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
“Data nuk ishte e caktuar, por u tha që në vitin 2008 do të shpallej pavarësia e Kosovës. Ndërkohë, presidenti Bush i tha Berishës se nuk dihej se në cilin muaj do të ndodhte kjo, por ishte e sigurt që do të ndodhte në vitin 2008,” theksoi Harxhi.
Për më tepër, Harxhi ka kujtuar momentin kur presidenti Bush shpalli mbështetje për pavarësinë e Kosovës në Tiranë, duke theksuar rëndësinë e kësaj ngjarjeje për të ardhmen e Kosovës dhe të rajonit.
Duke folur për të ardhmen e Kosovës, Harxhi ka shprehur mendimin e saj mbi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
“Kam folur prej dy vitesh për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe besoj se kjo do të ishte arritja më e madhe për Kosovën. Kosova ka një mundësi të madhe, pasi presidenti Trump ka shprehur mbështetje për këtë proces. Takimet e tij me presidenten Vjosa Osmani dhe deklaratat që ka bërë për pavarësinë e Kosovës tregojnë se ai është i prirur të mbështesë Kosovën në këtë rrugëtim,” tha Harxhi.
Ajo gjithashtu e shikon anëtarësimin në NATO si një hap të rëndësishëm për njohjen reciproke të Kosovës, përfshirë nga Serbia.
“Një Kosovë në NATO do të forconte jo vetëm stabilitetin e Ballkanit, por edhe të Evropës. Unë besoj se në vitin 2023, në maj, presidenti Trump do të ketë një rol kyç në realizimin e këtij qëllimi,” ka përfunduar Harxhi.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit