CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85?
Prishtinë, 17 shkurt 2026 18:18
Në Kuvendin e Kosovës është mbajtur sot seanca solemne me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosova.
Në këtë seancë morën pjesë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, deputetë të legjislaturës aktuale, kabineti qeveritar, përfaqësues të institucioneve të pavarura, si dhe mysafirë të ftuar.
Seanca u hap me intonimin e himnit shtetëror dhe me fjalime që vlerësuan rrugëtimin 18-vjeçar të shtetit, sfidat dhe arritjet në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
Gjatë fjalimeve u theksua rëndësia e unitetit politik dhe institucional në proceset shtetformuese, si dhe nevoja për bashkëpunim ndërmjet komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
Megjithatë, në këtë seancë solemne u vu re mungesa e deputetëve të Lista Serbe, si dhe e dy deputetëve nga komunitetet joshumicë, Duda Balje dhe Adem Hoxha.
Mungesa e përfaqësuesve të Listës Serbe nuk përbën risi në aktivitete që lidhen me përvjetorin e pavarësisë, duke qenë se ky subjekt politik tradicionalisht ka mbajtur qëndrime të rezervuara ose kundërshtuese ndaj shënimit të 17 Shkurtit si festë shtetërore, shkruan Veritasinfo.
Në këtë kontekst, në qarqe politike është komentuar se mungesa e Adem Hoxhës – i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Listës Serbe, mund të ngrejë dyshime për ndikim të vazhdueshëm politik apo koordinim të qëndrimeve me këtë subjekt.
Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë deklarim zyrtar që të konfirmojë një gjë të tillë, dhe arsyet e mungesës së tij, si dhe të deputetes Balje, nuk janë bërë publike.
Ndonëse të gjitha komunitetet në Kosovë, përfshirë komunitetin boshnjak, përveç Listës Serbe, e njohin 17 shkurtin si Ditën e Shtetësisë së Kosovës, është e çuditshme mungesa e saj në këtë seancë.
Megjithatë, seanca u mbyll në një atmosferë solemne, ndërsa mesazhet kryesore mbetën të fokusuara në forcimin e institucioneve dhe në ruajtjen e unitetit politik në momentet me rëndësi shtetërore.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit