Prishtinë, 14 shkurt 2026 08:10
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka thënë për RTK se po zhvillon takime të shumta me zyrtarë të ndryshëm të vendeve evropiane dhe të botës.
Kurti ka theksuar se në këto takime ka për synim që t’i tregojë arritjet e Kosovës, por edhe planet dhe objektivat e tjera.
Kryeministri u ndal edhe tek tema kryesore e konferencës këtë vit, me titullin “Shkatërrimi”, duke u fokusuar te pasojat e agresionit rus në Ukrainë dhe kërcënimet globale. Ai e vlerësoi Kosovën si një vend që ndriçon për demokracinë, sigurinë dhe zhvillimin rajonal.
Kur po bisedojmë me diplomatët dhe politikanët ndërkombëtarë, themi që ne nuk kemi sfida të sigurisë që mund të na cenojnë nga brenda. Të tilla kemi nga fqinjët tanë veriorë dhe agresivë, por ne jemi duke investuar shumë, si në polici, ashtu edhe në ushtri, me partnerët evropianë, për të forcuar aftësitë dhe masat tona”, tha Kurti për RTK.
Kryeministri nënvizoi se këto investime dhe bashkëpunime ndërkombëtare po fuqizojnë Kosovën, duke e bërë vendin një pikë referimi për stabilitet dhe siguri në rajon.
Gjatë një interviste nga Mynihu, ai përgëzoi Kuvendin e Kosovës për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, duke theksuar se mbi një miliard euro janë aprovuar nga Banka Qendrore dhe Këshilli Evropian.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Gjermani, së bashku me zv. kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit