Prishtinë, 13 shkurt 2026 15:10
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë mbështetje nga ana e Kryetarit të Nënkomitetit për Evropën në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kongresisti republikan Keith Self.
“Dua të nënvizoj besimin jashtëzakonisht të fortë dhe bipartizan të Kongresit të Shteteve të Bashkuara në udhëheqjen tuaj si Presidente e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kongresisti Self në letrën mbështetëse.
Duke theksuar momentin vendimtar nëpër të cilin po kalon Kosova, ai ka dhënë mbështetje të plotë për vazhdimësinë e këtij vizioni të Presidentes duke potencuar se “vizioni dhe përkushtimi juaj i palëkundur ndaj vlerave demokratike ofrojnë stabilitet, vazhdimësi dhe drejtim të qartë strategjik në një moment vendimtar për Kosovën dhe rajonin”.
Në këtë mesazh, rikonfirmohet qartë se nën udhëheqjen e Osmanit, institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbrojnë normat demokratike, parimet kushtetuese dhe sundimin e ligjit, elemente thelbësore për konsolidimin e shtetit dhe forcimin e partneritetit ndërkombëtar.
“Letra po ashtu thekson se Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen për objektivat strategjike dhe ekonomike afatgjata të Kosovës, me theks të veçantë në inkurajimin e anëtarësimit në NATO dhe forcimin e partneritetit euroatlantik si shtylla kyçe për stabilitet të qëndrueshëm dhe prosperitet në Ballkan, objektiva për të cilat Presidentja ka punuar përgjatë gjithë mandatit të saj. Kjo mbështetje e qartë nga një prej figurave kyçe të politikës së jashtme në Kongresin amerikan përbën një konfirmim të fuqishëm të besimit në lidershipin e Presidentes Osmani dhe në drejtimin euroatlantik të Republikës së Kosovës”, thuhet nw njoftimin e Presidencws.

Më 6 gusht seanca e Kuvendit, Haxhiu iu dërgon ftesë deputetëve të zgjedhur
Më 6 gusht pritet konstituimi i Kuvendit, partitë shpalosin qëndrimet pas takimit me Haxhiun
Dame Karen Pierce: Ngjarjet tragjike në Kosovë janë ndër periudhat më të errëta në histori të Evropës
Kërkesa e Serbisë për konsullatë në Shkodër ngjall kundërshtime në Tiranë
Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së
Gjendet municion në varrezën masive në Zubin-Potok
Investim prej 3.7 milionë eurosh për modernizimin e rrugës Livadhet e Istogut–Mokna
Kurti emëron një ish-ushtar të UÇK-së, në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur