Prishtinë, 12 shkurt 2026 18:48
Ministrja për Punët e Brendshme në Shqipëri, Albana Koçiu e cilësoi si një lajm të mirëpritur votimin në Parlamentin Evropian për të përfshirë zyrtarisht Republikën e Kosovës në listën e vendeve të origjinës të cilat konsiderohen të sigurta.
Sipas, Koçiut ky votim “konfirmon pjekurinë institucionale dhe arritjet në konsolidimin e shtetit të së drejtës”.
Koçiu nënvizoi më tej se ky progres është një tregues i forcimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe një provë se rrugëtimi i rajonit tonë drejt integrimit evropian është një proces i pakthyeshëm.
“Shqipëria do të mbetet gjithmonë zëri më i fortë në mbështetje të Kosovës në çdo tryezë ndërkombëtare, me bindjen se konsolidimi i statusit ndërkombëtar të Kosovës është kusht i domosdoshëm për paqen dhe progresin e pakthyeshëm të rajonit tonë drejt Bashkimit Evropian”, shkruan Koçiu.
Gjithashtu ministrja uroi homologun Xhelal Sveçla për rikonfirmimin në detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme në qeverinë e re të kryeministrit Kurti.
Koçiu shprehu besimin se “bashkëpunimi ynë do të vijojë me vendosmëri drejt standardeve evropiane, si prioritet i agjendës sonë të përbashkët për më shumë siguri për qytetarët e vendeve tona”.

Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve
Kurti emëron 27 zëvendësministra
Seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në Kongres, i ftuar zyrtari i State Departamentit
Kurti thirrje liderëve politikë: Ta zgjidhim çështjen e presidentit
Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe dyfishim të shtesave për fëmijë
Zgjidhet Qeveria Kurti 4
Policia jep detaje për protestat pas vendimit të Speciales: Dy të arrestuar, gurë e tentativa për depërtim
21 të vdekur nga shembja e një ndërtese në Gazë, e dëmtuar nga lufta
Vdes 21-vjeçarja, e cila u godit nga vetura në Vlashnje të Prizrenit
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së