Prishtinë, 12 shkurt 2026 17:43
Në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kryetarja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka deklaruar se seanca e parë e Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet sot në ora 19:00.
Haxhiu ka thënë se në seancën e parë pritet të shqyrtohet kërkesa e Qeverisë për zgjatje buxhetore edhe për muajin mars, të bëhet votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat u votuan të enjten nga ekzekutivi, që gjithashtu mbajti mbledhjen e parë në mandatin e ri.
Tutje, ajo ka njoftuar se në këtë seancë pritet të jenë 16 komisione parlamentare, 4 komisione të përhershme dhe në anën tjetër 12 komisione funksionale me nga 11 anëtarë.
Derisa, kryeparlamentarja ka theksuar se Vetëvendosja do të kryesojë me nga 9 komisione parlamentare, PDK me 3 komisione, LDK me nga 2 komisione, Lista Serbe me 1 komision si dhe Grupi Multietnik me 1.
Ndërsa, për pjesën tjetër të mbledhjes së seancës plenare, kryekuvendarja tregoi që seanca do të lidhjet me një rezolutë, që ndërlidhet siç e ceku ajo me procesin e padrejtë që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Kuvendi i Kosovës pas miratimit në seancën e sotme të jashtëzakonshme që do të mbahet në orën 19:00 do t’i ketë 16 komisione parlamentare, 4 komisione të përhershme dhe në anën tjetër 12 komisione funksionale me nga 11 anëtarë. Vetëvendosje do të kryesojë 9 komisione parlamentare, PDK 3 komisione, LDK 2 komisione, Lista Serbe 1 komision dhe Grupi Multietnik do ta kryesojë një komision. Çështja tjetër do të lidhet me një rezolutë, që ndërlidhet me procesin e padrejtë që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Sipas diskutimeve në kryesinë e Kuvendi ka vullnet nga grupet parlamentare që kjo rezolutë ta marrë mbështetjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kur bëhet fjalë për luftën e drejtë të UÇK-së dhe raport me proceset e padrejta që po ndodhin në Hagë duhet të jenë të unifikuara, duhet të jemi bashkë”, ka deklaruar ajo për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit