Vushtrri, 7 shkurt 2026 12:08
Komuna e Vushtrrisë ka nisur një investim të rëndësishëm publik në funksion të rritjes së sigurisë në trafik dhe përmirësimit të orientimit për qytetarët dhe vizitorët. Në kuadër të këtij angazhimi, në qytet ka filluar vendosja e tabelave të reja të sinjalizimit rrugor.
Sipas njoftimit të kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ky projekt synon rregullimin më të mirë të qarkullimit rrugor, rritjen e sigurisë për këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve, si dhe lehtësimin e lëvizjes brenda zonave urbane.
Vendosja e sinjalistikës së re pritet të ndikojë drejtpërdrejt në parandalimin e aksidenteve, krijimin e rendit më të mirë në trafik dhe ofrimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Nga Komuna bëhet e ditur se investimet në infrastrukturën rrugore do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim, me synimin që Vushtrria të shndërrohet në një qytet më të rregullt, më funksional dhe më të sigurt për qytetarët e saj.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit