Obiliq, 6 shkurt 2026 17:42
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për subvencionimin e prodhuesve të qumështit në këtë komunë për periudhën 2026–2029.
“Sot kam nënshkruar vendimin për subvencionimin e prodhuesve të qumështit në Komunën e Obiliqit me 8 cent për çdo litër, për periudhën 2026–2029”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Ai ka theksuar se kjo masë përfaqëson një angazhim konkret dhe afatgjatë për fermerët lokalë. “Ky është angazhim konkret dhe afatgjatë për fermerët tanë”, ka deklaruar kryetari i Obiliqit.
Thaçi ka shtuar se sektori i bujqësisë mbetet prioritet për qeverisjen komunale. “Fermeri është shtyllë e ekonomisë sonë dhe do ta ketë gjithmonë përkrahjen time”, ka përfunduar ai.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit