Prishtinë 07 Shtator 2026 17:41
Në organizim të Alumni Asociacioni i Kosovës, Agjencionit Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe Komunës e Istogut, në Shtëpinë e Kulturës “Adem Jashari” në Istog janë shënuar “Ditët e Kulturës Japoneze”.
Eljon Bejqa, nënkryetari i JAAC tha se eventi i sotëm synon të paraqesë një pjesë të pasur të trashëgimisë kulturore dhe traditave të gjata të Japonisë, duke promovuar gjithashtu edhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Japonisë në fusha të ndryshme.
“Kjo iniciativë mbeshtetë shkëmbimin kulturor me qëllim zhvillimin e vendit tonë dhe ndarjen e përvojave të përbashkëta”.
“Është nder dhe kënaqësi e madhe të bashkohemi sot në këtë manifestim të organizuar nga ju për të festuar Ditën e Japonisë këtu në Istog. Angazhimi i Japonisë për zhvillimin e Komunës së Istogut pasqyrohet më së miri përmes projekteve konkrete të bashkëpunimit tonë”, theksoi Hiroyasu Tanigaki, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë.
Ymashita Chigiru, përfaqësues kryesor i Zyrës së JICA për Ballkan pohoi se këtë vit, janë veçanërisht të kënaqur që Istogu është zgjedhur si mikpritës i Ditës së Japonisë.
“Istogu nuk është vetëm një qytet me kulturë të pasur dhe mikpritje të ngrohtë, por edhe një vend ku partneriteti në mes Kosovës dhe Japonisë po rritet në mënyrë aktive përmes projekteve të prekshme dhe angazhimit të përbashkët për zhvillim të qëndrueshëm”, tha ai.
E ndërkaq kryetari i Istogut Ilir Ferati falënderoi shtetin e Japonisë për përkrahjen e tyre të vazhdueshme ndaj Kosovës në të gjitha sferat.
“Ndihem moralisht i obliguar të falënderoj shtetin japonez e sidomos JICA për krejt bashkëpunimet që i ka pas përgjatë të gjitha viteve me komunën e Istogut, në të gjitha projektet që ne kemi mbrri me i realizu në interes të lartë publik kështu që ne besojmë shumë që gjeneratat e ardhshme , e sidomos te pjesa e ambientit, kemi arritë me fitu një të ardhme më të lehtë dhe më të mirë”.
Gjatë shënimit të Ditës së Japonisë grupi i vallëtarëve të vegjël “Vullkani i Istogut” permoi me disa pika artistike ndërkaq klubi i karatesë “Liria” demonstroi disa pjesë nga sportet marciale.

Shtrirje e institucioneve të Kosovës në veri, Kompania e Ujësjellësit “Mitrovica” vendoset në Leposaviq bashkë me flamurin e Republikës
Mitrovica mbështet 47 klube sportive me mbi 176 mijë euro subvencione
Rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella u dëmtuan nga breshëri i fuqishëm që goditi dje Istogun
MAPL nuk lejon realizimin e muralit të ish-Patriarkut serb, Pavle, në hapësirën publike në Mitrovicë të Veriut
Podujeva me zonë të re ekonomike, nënshkruhet marrëveshja për Parkun e Përgjithshëm, me mbi 3 milionë euro investim
Fillon nënshkrimi i peticionit `për një Ferizaj pa Uroshevac`
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë persona të lënduar
Haxhiu kërkon dënimin e retorikës serbe
12.230 të vrarë në luftën e Kosovës, Instituti fton qytetarët të plotësojnë listën e viktimave
Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok