CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 90
Zveçan, 6 shkurt 2026 07:48
Pushtetit i ri në Zveçan nuk priti miratimin e buxhetit për kryerjen e renovimeve, si ngjyrosje e po ashtu investim në tualete, dyer, karrige e tavolina.
Madje, në fotografitë që ka siguruar televizioni korridoreve ende shihen gjurmë të punëve.
Por, ish-kryetari i Zveçanit, tani asamblist, Ilir Peci ngre dyshime për prejardhjen e mjeteve financiare me të cilat u bë gjithë ky investim, për të cilin tha se kap vlerën dhjetëra mijëra euro.
“Pas dy dite që ka ardhur kryetari i ri tash, ka filluar renovimi i gjithë objektit të komunës së Zveçanit. Unë e di, sa kam qenë kryetar i komunës së Zveçanit, nuk ka qenë e paraparë me buxhet dhe tash për momentin nuk ka buxhet komunal. Kryetari nuk e ka dhënë asnjë ide a përgjigje se kah po hyjnë këto investime”, ka thënë Peci.
Teksa ngre dyshime se janë përdorur para nga Beogradi dhe janë shmangur procedurat ligjore, asamblisti Peci tha se për këtë investim në objektin e komunës nuk u ndoqën fare procedura prokurimi.
“Sigurisht nga paralelja serbe, sigurisht. Nuk kam guxim të plotë ta them, por nuk ka buxhet komunal. Ato para dikah kanë ardhë… Jo, absolut. Nuk ka pasë mundësi. Do të thotë, ka qenë ditë e premte kur e ka dhënë betimin si kryetar komuna dhe ditën e hane filluar punët. Prokurimi, zakonisht, së paku 30 ditë t’i merr, mirëpo s’ka pasë mundësi sepse s’ka pasë buxhet të paraparë”, ka shtuar Peci.
Ai ftoi Prokurorinë të hetojë për prejardhjen e mjeteve dhe shkeljet ligjore.
TV Dukagjini kërkoi përgjigje edhe nga kryetari i ri, Dragisha Miloviq, i cili është anëtar i Listës Serbe.
Në praninë tonë, zyrtarë të kabinetit nëpërmjet telefonit komunikuam me kryetarin dhe na njoftuan se ai do të jetë këtu për 20 minuta. Megjithatë, kanë kaluar rreth 40 minuta dhe ai nuk është këtu.
Pas fitores në rundin e parë të zgjedhjeve lokale, Dragisha Miloviq u betua si kryetar i komunës së Zveçanit, në ceremoninë e mbajtur më 5 Dhjetor sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit