Gjakovë, 6 shkurt 2026 12:06
Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka bërë të ditur se gjatë vitit 2025, Shërbimi i Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim ka realizuar një volum të konsiderueshëm pune mjekësore dhe rehabilituese, duke ofruar shërbime të vazhdueshme për pacientët ambulantorë dhe të hospitalizuar.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 3,364 vizita specialistike, ndërsa 3,114 pacientë janë trajtuar nga mjekët fiziatër. Po ashtu, janë kryer 250 vizita nga mjeku sportiv.
Në fushën e diagnostikës dhe procedurave mjekësore, janë realizuar 91 ekzaminime me ultrazë diagnostike osteomuskulare, 269 procedura të elektrostimulimit të nervit facialis, si dhe 73 seanca të laseroterapisë.
Ndërkohë, në kuadër të fizioterapisë dhe rehabilitimit, janë zhvilluar 8,527 seanca të terapisë fizikale, si dhe 23,263 procedura terapeutike të veçanta, përfshirë elektroterapi, kineziterapi, magnetoterapi dhe metoda të tjera rehabilituese.
Nga Spitali i Gjakovës bëhet e ditur se ky raport pasqyron angazhimin profesional të stafit shëndetësor dhe vazhdimësinë e shërbimeve rehabilituese të ofruara për qytetarët gjatë gjithë vitit 202

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit