Drenas, 5 shkurt 2026 11:12
Komuna e Drenasit ka përfunduar me sukses instalimin e sistemeve fotovoltaike në dy shkollat e mesme të saj, duke vazhduar investimet në energji të pastër dhe të qëndrueshme, përcjell Veritasinfo.
Sistemet janë instaluar në Shkollën e Mesme “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, me kapacitet prej 14.26 kWp, si dhe në Shkollën e Mesme “Fehmi Lladrovci”, me kapacitet prej 17.36 kWp.
Këto investime janë realizuar në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Drenasit dhe Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur – Ballkani Perëndimor (OSF-WB), bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit për Avancimin e Tranzicionit të Energjisë Komunale, i cili ishte nënshkruar më herët.
Sipas komunës, instalimi i paneleve diellore do të kontribuojë në prodhimin e energjisë së pastër, uljen e shpenzimeve për energji elektrike dhe promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore në institucionet arsimore.
Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbështesë projekte të tilla, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve dhe në mbrojtjen e mjedisit.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit