Prishtinë 04 shkurt 2026 14:58
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se dy nga problematikat më serioze me të cilat po përballet vendi janë narkotikët dhe fenomeni i fajdesë, duke theksuar se kjo e fundit po merr forma gjithnjë e më të sofistikuara, përfshirë edhe noterizimin e marrëveshjeve dhe përfshirjen e salloneve të veturave.
Hoxha i bëri gjatë prezantimit të planit vjetor të punës për vitin 2025 të Policisë Rajonale të Prishtinës.
Në prezantimin e planit vjetor të punës për vitin 2025 të Policisë Rajonale të Prishtinës, Hoxha ka thënë se Policia tashmë ka identifikuar dy forma kryesore të funksionimit të fajdesë në vend.
“Fenomeni tjetër problematik është fajdeja. Para dy vjetësh kemi krijuar një task-forcë e cila ka zhvilluar dhjetëra operacione kundër fajdexhinjve në Kosovë. Megjithatë, kjo dukuri vazhdon të jetë prezente dhe kërkon angazhim të përbashkët me Prokurorinë”, ka thënë Hoxha.
Ai ka sqaruar se njëra nga format e reja të fajdesë është noterizimi i marrëveshjeve, ku viktimat, për shkak të vështirësive financiare, pranojnë të legalizojnë marrëveshje të paligjshme përmes noterëve.
“Legjislatura e ardhshme e Kuvendit të Kosovës duhet ta ndryshojë Kodin Penal, në mënyrë që të rritet efikasiteti i luftës kundër këtij fenomeni, si në aspektin hetimor ashtu edhe në atë ndëshkues”, theksoi ai.
Forma tjetër, sipas Hoxhës, lidhet me përfshirjen e salloneve të veturave në skemat e fajdesë.
“Edhe sallonet e veturave, shitjet e veturave janë të përfshira në këtë veprimtari. Në bazë të informacioneve këta janë të përfshirë në këtë muhabet. Kështu që kërkoj më shumë informacione për çështjen e fajdeve”, ka thënë Hoxha.
Duke folur për problemin e narkotikëve, drejtori i Policisë theksoi se droga është e përhapur në Kosovë dhe prek veçanërisht të rinjtë, duke e cilësuar këtë si një betejë afatgjate.
“Lufta kundër drogës nuk është një betejë që e ka fituar ndonjë shtet plotësisht, por ne do të bëjmë maksimumin për ta reduktuar ofertën dhe kërkesën përmes bashkëpunimit me familjet, shkollat, komunat, organizatat dhe institucionet e drejtësisë”, u shpreh ai.
Ai njoftoi se, përveç Njësisë për Luftimin e Narkotikëve, do të caktohen zyrtarë policorë të specializuar për këtë fushë në secilin stacion policor, me qëllim rritjen e kapaciteteve hetimore.
Hoxha po ashtu i bëri thirrje Komunës së Prishtinës që të rishqyrtojë lokacionin e planifikuar për ndërtimin e një stacioni të ri policor, duke vlerësuar se parcela e paraparë në lagjen Kalabria nuk është funksionale për shumicën e qytetarëve.
“Sipas vlerësimeve tona operative, rreth 80 për qind e banorëve të këtij rajoni jetojnë në Dardani, Ulpianë dhe Mat. Ndërtimi i stacionit në Kalabri do t’ua vështirësonte qytetarëve raportimin e rasteve. Lokacioni ideal do të ishte zona nga Shkolla e Mesme e Mjekësisë deri te Rruga B”, ka thënë ai.

Objekte të reja në tri kazerma, FSK-ja avancon kapacitetet infrastrukturore me investime milionëshe
FSK-së i shtohen 10 oficerë të rinj, Maqedonci: Bashkëpunimi me Shqipërinë po forcohet
Arrestohen katër persona në aksionin e Policisë dhe AKI-së, reagon Sveçla: Askush s’është mbi ligjin
Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr, është i pamundur
FSK ndërhyn në Sverkë të Pejës pas shpërthimit të zjarrit në deponinë e mbeturinave
FSK-ja drejt përmbylljes së transformimit ushtarak në vitin 2028
Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale
Kosova e mbyll me fitore Kampionatin Ballkanik U17, mposht Moldavinë në tre sete
Boksieri shqiptar përballet sonte me Anthony Joshuan
Lirohet i riu nga Kosova që u ndalua nga policia serbe në Horgosh