Tiranë, 01 shkurt 2026 11:50
Pas një hetimi dy-mujor Policia në Shqipëri në bashkëpunim me Prokurorinë kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Lockdown”, duke goditur një grup kriminal që trafikon armë zjarri nga Kosova në Tiranë.
Si rezultat i operacionit, janë arrestuar katër persona.
Hetimet zbuluan se të dyshuarot siguruan armë zjarri kryesisht nga Kosova, të cilat më pas i dërgonin në Tiranë, i modifikonin dhe i magazinonin në Selitë. Gjatë kontrollit në ambientet e përshtatura janë sekuestruar: 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, tri radio si ato të policisë, një 1 jelek multifunksional, nëntë telefona mobil.
“Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme. Operacioni ‘Lockdown’ tregon angazhimin e strukturave të sigurisë në parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit në vend, duke garantuar sigurinë e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit