Prishtinë 09 janar 2026 14:43
Njësia e Motoçiklistëve të Policisë së Kosovës shumë shpejt pritet të pajiset me uniforma dhe pajisje të reja mbrojtëse, në kuadër të një kontrate të shpallur nga Policia e Kosovës për furnizim me pajisje të specializuara.
Sipas njoftimit zyrtar për kontratë, aktiviteti i prokurimit titullohet “Furnizim me uniforma për Njësinë e Motoçiklistëve – Ritender 2, Pjesa 1 dhe 4” dhe ka për qëllim sigurimin e uniformave dhe pajisjeve të nevojshme për zyrtarët policorë që veprojnë në këtë njësi.Lënda e kontratës përfshin furnizimin me uniforma për motoçiklistë, si dhe dorëza, veshje mbrojtëse dhe mbështjellës, të ndara në dy grupe, sipas nevojave operative të autoritetit kontraktues.
Vlera e parashikuar e kontratës është 63,000 euro, ndërsa pajisja e Njësisë së Motoçiklistëve me uniforma të reja synon rritjen e sigurisë, efikasitetit dhe profesionalizmit gjatë patrullimeve dhe intervenimeve në terren, veçanërisht në menaxhimin e trafikut dhe reagimet e shpejta.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve