Prishtinë 09 janar 2026 13:57
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka ulur flamurin në gjysmë shtize, në shenjë nderimi dhe solidariteti për të paktën 40 viktimat dhe të plagosurit nga zjarri tragjik që ndodhi natën e Vitit të Ri në një resort alpin në Crans-Montana.
Në një njoftim zyrtar në Facebook, Konsullata thekson se ky veprim është bërë për të shprehur respekt dhe mbështetje ndaj familjeve të prekura dhe shtetit zviceran. “Në shenjë solidariteti dhe respekti, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka ulur sot flamurin në gjysmë shtize, në nderim të viktimave të tragjedisë së rëndë në Crans-Montana. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë Zvicrës mike në këto momente dhimbjeje”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, sot Zvicra po shënon ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave të zjarrit tragjik që ndodhi më 1 janar në Crans-Montana.

Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë