Mitrovicë, 9 janar 2026 12:46
Ndërmarrja “Ibër-Lepenci”, e cila shënon gati pesë dekada funksionimi, mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të sigurisë ujore dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës. Me një rol kyç në furnizimin me ujë dhe menaxhimin e rrjedhave, ndërmarrja ka dëshmuar vazhdimisht angazhimin e saj në shërbim të qytetarëve, veçanërisht gjatë periudhave me reshje intensive dhe rrezik përmbytjesh.
Sipas Faruk Mujkës, drejtor i ndërmarrjes, detyra kryesore e ndërmarrjes është furnizimi me ujë të pastër të kompanive rajonale dhe mbrojtja e qytetarëve gjatë përmbytjeve. Çdo vendim, edhe kur ka kosto të konsiderueshme financiare, bëhet për sigurinë e njerëzve dhe të qyteteve.”
Kanali kryesor i sistemit, me gjatësi rreth 50 kilometra, shpesh përballet me prurje anësore nga përroskat dhe ujërat malore, të cilat gjatë reshjeve të mëdha shkaktojnë fryrje dhe turbulenca. Megjithatë, sistemi ka treguar qëndrueshmëri të plotë, pa pasur asnjëherë mungesë uji në kanal.
“Menaxhimi i përgjegjshëm i ujit është një sfidë e vazhdueshme. Për shembull, muajin e kaluar zbrazëm pjesërisht liqenin e Ujmanit për të krijuar hapësirë për prurjet e Ibrit dhe për të liruar lumenjtë Llapi dhe Sitnica në mënyrë të kontrolluar, duke minimizuar dëmet për zonat e banuara” thotë Mujka.
Ky proces kërkon shpesh ndalimin e prodhimit të energjisë, duke shkaktuar humbje financiare; vetëm gjatë ndërtimit të urave në Mitrovicë, prodhimi u ndal për katër muaj, me një kosto rreth 2 milionë euro.
Rëndësia strategjike e sistemit shtrihet përtej furnizimit me ujë. Ai ka qenë objekt sulmesh, përfshirë një sulm terrorist, që sipas Mujkës “e tregon qartë nevojën për mbrojtje të vazhdueshme dhe investime në infrastrukturë, për të garantuar funksionimin e sigurt të gjithë sistemit”.
Ujmani dhe sistemi Ibër-Lepenc konsiderohen aorta e Kosovës – jetike për zhvillimin ekonomik, furnizimin me ujë, prodhimin e energjisë dhe sigurinë kombëtare.
“Kjo ndërmarrje është një pasuri e çmuar e vendit, që kërkon vëmendje, investime dhe mbrojtje të vazhdueshme, në interes të gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme”, shprehet Mujka.

Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë