Prishtinë 05 Janar 2026 18:08
Ndërmarrja “Trainkos” ka njoftuar se si pasojë e një rrëshqitjeje të gurëve në kilometrin 51/200, është dëmtuar binari hekurudhor në linjën Klinë–Prishtinë.
Përmes njoftimit është bërë e ditur se për shkak të këtij incidenti, treni i ditës së sotme nuk ka pasur mundësi të qarkullojë në këtë relacion.
Ndërkohë, treni në linjën Klinë–Pejë do të qarkullojë sipas orarit të rregullt, ndërsa treni Pejë–Prishtinë–Pejë është pezulluar deri në njoftimin e radhës.
“Ju njoftojmë së gjatë ditës së sotme ka ndodhur një rrëshqitje e gurëve në Km 51/200 dhe si pasoj e kësaj është dëmtuar binari hekurudhor dhe treni i ditës së sotme nuk ka pasur mundësi te qarkulloj si pasoj e këtij incidenti. Treni i ditës së sotme në relacionin Klinë – Prishtinë nuk do të mund të qarkulloj dhe i njëjti në relacionin Klinë – Pejë do të qarkulloj sipas Orarit te Lëvizjes së trenave. Treni Pejë – Prishtinë. Pejë nuk do të qarkulloj deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftim.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kërcënimet për bomba alarmojnë Evropën, disa avionë detyrohen të bëjnë ulje të paplanifikuara
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it