Prishtinë, 5 janar 2026 19:45
Ish‑ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se si rezultat i ndryshimeve të miratuara, nga janari 2026 Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) fillon punën me një përbërje të re ligjore prej 7 anëtarësh.
Haxhiu ka shtuar se sapo të konstituohet Kuvendi, edhe anëtari i mbetur jo‑prokuror do të zgjidhet pa vonesa.
“Për dallim nga përbërja e kaluar, balanci mes anëtarëve prokurorë dhe jo‑prokurorë është dukshëm më i afërt. Kjo siguron që KPK, si një institucion kyç për funksionimin e drejtësisë, të mos mbetet një rreth i mbyllur i grupeve të interesit brenda sistemit prokurorial, por të përfshijë edhe zëra të pavarur nga jashtë, që marrin vendime pa u ndikuar nga askush”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve